Futboll Sport

Bruno Telushi nuk duron dhe hidhet në kundërsulm

Bruno Telushi pati probleme me Klevis Dalipin sezonin e fundit, teksa ish-trajneri nuk e përfshiu në formacion para ndeshjes me Luftëtarin në Gjirokastër. Debati solli edhe pezullimin e vlonjatit, ndërkohë që së fundmi është raportuar se edhe Gega nuk e sheh si titullar, ndaj ka një ftohje mes palëve. Në kampin e kuq është mohuar diçka e tillë, ndërkohë që tanimë është edhe Telushi që ka reaguar dhe hedh poshtë diçka, madje edhe akuzon.

POSTIMI I TELUSHIT– “Marr shkak nga një lajm që është publikuar sot në media të shkruaj dy fjalë dhe të sqaroj tifozët e Partizanit dhe mbarë opinionin publik që disa njerëz të fushës gazetareske kërkojnë të trazojnë frymën e mirë të grupit që ka krijuar trajneri për përfitime personale të miqve të tyre dritëshkurtër në lidhje me futbollin. Unë bëj thirrje që futbolli luhet në fushë dhe jo nëpër portale dhe gazeta! Grupi dhe atmosfera e klubit është më e fortë se kurrë për të mirën e Partizanit dhe të gjithë sportdashësve të tij “Unë jam ushtar i besës nuk e lëshoj luftën”… PMTP”, shkruhet në postimin që Telushi ka bërë në llogarinë e tij në “Facebook”.

 

Related posts

KU DO TË TRANSFEROHESH TEK BARCELONA APO TEK PSG? Ja reagimi i Griezmannit (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Zhbllokohen shifrat, Krasniqi kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Rrogat e prapambetura, stafi i ekipit hedh në gjyq “Suning” për…

Delo.autor

Leave a Comment