Futboll Premier League Sport

Skuadra angleze rrit ofertën për Alisson Becker

Chelsea është gati të rrisë ofertën në 70 mln euro për Alisson Becker, por mesa duket portieri i Roma-s do vetëm Real Madrid.

Ka pasur shumë raporte ditën e shtunë, ku klubi anglez kishte bërë një ofertë 60 mln euro e cila ishte refuzuar, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Liverpool dhe Napoli.

Tani Sky Sport Italia pretendon se Chelsea është duke u përgatitur për një tjetër ofertë m70 mlhn euro, duke dërguar Thibaut Courtois drejt Madridit.

Gjithsesi, problemi mbetet – Roma do 80 mln euro dhe braziliani ka vendosur të largohet nga Olimpico vetëm për të shkuar te Real Madrid.

Chelsea nuk është në Champions League sezonin që vjen dhe do ta nisë nga zero nën drejtimin e Maurizio Sarri-t.

Ndërkohë, burimet angleze sugjerojnë se Liverpool ka hequr dorë nga Alisson dhe pritet të mbajë Karius.

Related posts

“ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ As Zidane dhe as Guardiola, Mesfushori Kroos zgjedh trajnerin më të mirë

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Korea Jugut- Meksikë

Sadik.Autor

PUBLIKOHET VIDEO/ Ish-katalanasi SHERR me këngëtarin pasi i NGACMOI GRUAN, më VRIT…

Isa.Autor

Leave a Comment