Futboll Sport

HEROI ANKINFEEV/ Nga gafat që eleminonin Rusinë tek protagonizmi që kualifikon organizatorët

Portieri i Rusisë, Igor Ankinfeev ishte padyshim heroi i lindorëve në këtë kualifikim historik për skuadrën organizatore të turneut të Kupës së Botës. Skuadra e drejtuar nga Çerçesov arriti të zhvillojë një ndeshje spektakolare duke eleminuar një emër të madh siç është Spanja.

E gjithë vëmendja u fokusua tek portieri Rus, Ankinfeev i cili arriti të neutralizonte një mori rastesh gjatë 120 minutave dhe në fund priti edhe 2 penallti që rezultaun vendimtare. E megjithatë ky portier nuk e patur të lehtë ecurinë e tij futbollistike.

U bë personazh tallje nëpër rrjetet sociale me gafat e tij 4 vite më parë në Botërorin e Brazilit ku si pasojë eleminoi Rusinë në grupe. Po ashtu ishte edhe një faktor negativ në kualifikueset e europianit “Francë 2016”. Sot bëhet një persoanzh i dashur për të gjithë kombin e tij.

Ky është futbolli këta janë edhe momentet që bëjnë edhe diferencën ndaj nga sot Igor Ankefeev hedh pas krahëve dështimin duke marr “petkun e heroit” në kombëtaren e Rusisë.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E RRALLË NË SHQIPËRI/ Skuadra e Kategorisë së Parë në duart e 6 vëllezërve

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Legjenda e “topçinjëve”, Emery: Granit Xhaka më shqetëson seriozisht…

Isa.Autor

“MANAJ DO LARGOHET NGA BARCA”/ Marca: Nuk e ka fatin të luajë përkrah Messit

Delo.autor

Leave a Comment