Futboll Seria A Sport

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ Inter-Barcelona thyen REKORDIN e të ardhurave

Me 5.8 mln euro, supersfida e mes Inter dhe Barcelona do të regjistrojë të ardhurat më të mëdha të historisë së futbollit italian. Inter do të presë Barcelonën në mbrëmjen e së martës në San Siro për ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League.

Disa ditë më parë ishte përfolur për një shifër rekord të fitimeve në stadiumin e Milanos, dhe tani është konfirmuar nga vetë klubi Zikaltër.

Nëpërmjet faqes zyrtare në Twitter, Inter ka konfirmuar shifrën e frikshme që do të fitojë nga shitjet e biletave. 5.7 mln euro është një shifër rekord e të ardhurave për një klub italian.

Inter aktualisht ndodhet në vend të dytë të grupit pas Barcelonës.

 

 

Related posts

Dembele mund të largohet nga Barcelona/ Arsenal shfaq interes për sulmuesin katalanas

Sadik.Autor

“DERBI LAZIO-ROMA DO TË SHIKOHET NË TË GJITHË BOTËN”/ Igli Tare: Kemi sjellë trajner të shkëlqyer, mund të…

Delo.autor

Ja ndeshjet që do luhen sot në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment