Cudirat e Boterorit Futboll Sport

RUSI 2018/ 11 goditje 10 gola, këto ishin duart më të pasigurta të Botërorit

Kupa e Botës është treguar e pamëshirshme me David De Gea. Por vuajtjet kanë fund për portierin e Manchester United, pasi Spanja është eliminuar nga turneu nga Rusia me penallti.

Gjatë penalltive, De Gea nuk priti asnjë nga katër goditjet, me Denis Cheyshev një nga lojtarët që nuk goditi mirë por prapëseprapë shënoi.

Numri 1 i Spanjës ka ruajtur rrjetën e paprekur vetëm ndeshjen ndaj Iranit, ku nuk është testuar aspak, ndërsa pësoi dy gola ndaj Marokut dhe tre nga Portugalia.

De Gea hyri në turne si një nga portierët më të mirë në botë por do të kthehet në shtëpi pasi është përballur me 11 goditje në kuadrat – duke përshirë penalltitë në fund ndaj Rusisë – duke pritur vetëm një.

Goditja e vetme e pritur nga De Gea është ajo e Khalid Boutaib.

Pa harruar gabimin trashanik ndaj Portugalisë në goditjen pa shumë pretendime të Ronaldo-s.

Related posts

LIVE/ Cardiff City-Liverpool, Milner dyfishon shifrat për “Topçinjtë”

Delo.autor

“Ai ishte një m*t për vite”, presidenti i Bayernit mirëpret largimin e Ozil nga Gjermania

Isa.Autor

ËSHTË KTHYER NË QENDËR TË VËMENDJES/ S’ka paqe për Rooney, zbulohen detaje të reja mbi arrestimin

Delo.autor

Leave a Comment