Futboll Sport

RUSI 2018/ Belgjikë-Japoni, belgët s’humbasin prej 22 ndeshjesh

Belgjika, skuadra me sulmin më të mirë të Kupës së Botës deri tani, do të kthehet në fushë mbrëmjen e së hënës për t’u ndeshur me Japoninë dhe për të kërkuar një vend në fazën çerekfinale.

Ata janë të pamposhtur në 22 ndeshje të njëpasnjëshëm (17 fitore, 5 barazime), gjatë të cilave nuk kanë arritur të shënojnë vetëm një herë. Fitorja 1-0 e arritur kundër Anglisë, në ndeshjen e fundit të Grupit G ka ardhur pa shumë vuajtje, pavarësisht se trajneri Roberto Martinez la pushim një pjesë të mirë të titllarëve.

Ndërkohë, Japonia është bërë skuadra e parë e historisë së Kupës së Botës që është kualifikuar nga faza me grupe falë “fair play”-it (diferenca e kartonëve të marrë). Ata janë mundur 1-0 në ndeshjen e fundit të Grupit H nga Polonia.

Duke parë se ata kanë fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e fundit (2 fitore, 2 barazime, 5 humbje), japonezët nuk pritet të krijojnë asnjë vështirësi për “Djajtë e Kuq”. Kjo ka qenë hera e katërt në histori që Japonia ka arritur të kualifikohet në raundin e 1/8-ve të Kupës së Botës, por nuk ka arritur kurrë të shkojë më tej.

Gjithashtu, japonezët kanë humbur edhe pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër kombëtareve europiane, duke përfshirë këtu edhe një miqësore të luajtur vitin e kaluar kundër Belgjikës (1-0).

Lojtarët Kyç: Shtatë golat e shënuar në katër ndeshje, e bëjnë Romelu Lukaku-n lojtarin më të rrezikshëm të belgëve. Një rol ky që mbulohet tek Japonia nga Keisuke Honda, i cili ka realizuar katër gola dhe ka dhënë 3 asiste në 10 golat e fundit që kombëtarja aziatike ka shënuar në Kupën e Botës.

Statistika: Japonia nuk ka arritur të shënojë në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër ekipeve europiane në Kupën e Botës (1 fitore, 2 barazime, 3 humbje). Belgjika, nga ana tjetër, ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Botës (7 fitore, 1 humbje). Gjithsesi, Japonia ka një ecuri më të mirë kundër belgëve: 2 fitore, 2 barazime, 1 humbje.

Related posts

NUK DO TI BESONI SYVE/ Ndodh në basketboll, lojtari shënon KOSH ME KOKË (VIDEO)

Isa.Autor

NË ANGLI SHËNOHET “GOLI I VITIT”/ Son driblon çfarë gjen përpra dhe turpëron Chelsean (VIDEO)

Isa.Autor

FINALJA E “EURO 2020″/ Boniek analizon Itali-Angli: Ja pse “Azzurrët” janë superior

Delo.autor

Leave a Comment