Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Ishte pjesë e klubit të Chelsea për tetë vite por nuk ka luajtur asnjë ndeshje

Matej Delaç mund të quhet padiskutim një nga lojtarët me fatin më të çuditshëm në karrierën e tij. 25-vjeçari nga Bosnja por me origjinë kroate, prej tetë vitesh ishte në pronësi të ekipit londinez të Chelsea-t, por nuk ka arritur të luajë asnjë ndeshje me “blutë”. Kjo pasi autoritetet britanike nuk kanë pranuar t’i japin vizën e punës të nevojshme për të ushtruar aktivitetin e tij si futbollist në ishull.

Kjo i detyroi drejtuesit e klubit anglez që ta jepnin portierin e ri me huazim nëpër ekipe të ndryshme për plot 8 vjet, duke numëruar plot 9 klube gjatë kësaj periudhe.

Sot, Delaç i ka dhënë zyrtarisht fund aventurës së tij të çuditshme në Angli duke firmosur për ekipin danez Horsens. Britania njihet për procedurat e saj tejet burokratike në lidhje me lejet e qëndrimit, por mesa duket këtë herë ato kanë tejkaluar çdo imagjinatë.

Related posts

“KAM KALUAR NJË PERIUDHË SHUMË TË KEQE”/ Sulmuesi Ngo: Ju rrëfej sherrin me Memën, si na mblodhi trajneri Egbo

Delo.autor

E PABESUESHME NË MIQËSORE/ Bomberi Cikalleshi ndëshkon Çekinë me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Mesfushori Vila: Është një ndeshje e vështirë. Kemi dy ditë që po stërvitemi dhe…

Delo.autor

Leave a Comment