Futboll Sport

Babai i Granit Xhakës flet për gjobën nga FIFA: Paratë e mbledhur nga Rama do të…

Ragip Xhaka quhet babai i Taulant dhe Granit Xhakës. Njëri pjesë e kombëtares sonë dhe tjetri asaj të Zvicrës. Graniti është venë në qendër të vëmendjes pas festimit me shqiponjë në golin që i shënoi Serbisë. Ragipi për “Telegrafi.com” sqaron se fushata e ndërmarr nga Rama për mbledhjen e lekëve do të ndihmojë 3 fëmijë të sëmurë, pasi ata kanë vendosur ti dhurojnë. Gjithashtu ai komenton edhe vetë gjestin e shqiponjës dhe thotë se ajo është simbol i gëzimit të shqiptarëve.

Letra e plotë e Ragip Xhakës:

“Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit të shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët”.

“Është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime”.

“Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e përjetuan shenjën tonë si ofensivë për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik”.

“Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu”.

“I falënderojmë shumë, jo për shumën po për faktin që na kthyen 20 mijë fish gëzimin që u dhamë me shenjën e shqiponjës pas golave”, ka shkruar Ragip Xhaka.

Related posts

“ËSHTË E VËSHTIRË”/ Sarri nën “zjarr”: Kisha më shumë presion te Napoli se te Chelsea

Delo.autor

BARCELONA DHURON SPEKTAKËL/ Pas një kombinimi me “Pleshtin”, Griezmann realizon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Zëvendësimi i Pogba ndaj Newcastles, Mourinho tregon arsyen e vendimit

Q.Autor

Leave a Comment