Futboll Seria A Sport

Darmian hap dyert për të gjithë: Juventusi, Interi, Napoli dhe të tjerët…

Kthimi i Matteo Darmian në Itali është më afër se kurrë. Për të dalë në “ankand”, ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për “La Gazzetta dello Sport”. Në fakt, ai ka pohuar qartë se është i interesuari drejtpërdrejt të pranojë dhe të vlerësojë të gjitha ofertat.

“Juventusi, Interi, Napoli apo të tjerët, nuk më takon të them kështu. Nëse do të lëvizja për zgjidhjen më të mirë, dyert janë të hapura për të gjithë të interesuarit. Manchester United është më i miri, por është normale të dëshirosh të jesh protagonist. Kemi biseduar për rinovimin, agjenti im e di se çfarë dua”, – shpjegon Darmian.

Më tej, italiani shton se vitin e kaluar ishte Manchester United, ai që bllokoi shitjen e tij eventuale: “Klubi mendoi se ishte e pamundur të transferohesha dhe dëshironte të luaja për Mourinhon”. Tani, megjithatë, diçka ka ndryshuar dhe Darmian e di se nuk mund të ketë hapësira aktivizimi në “Old Trafford”.

Interi kanë rënë në gjurmët e tij, gjithmonë duke kërkuar trashëgimtarin e Cancelo, që u prezantua te Juventusi. Pa lënë pas dore edhe rrugën, që e çon te Napoli. Darmian, nga ana tjetër, nuk e sheh Seria A më të ulët se Premier League, dhe nënvizon: “Teknikisht, krahasimi është atje, na mungon stadiumi, është e para që e bën dallimin, por rruga është e drejtë”.

Related posts

ZYRTARE/ Ja fjalët e para të Shaqirit si lojtar i Liverpoolit

Isa.Autor

FORMA E DOBËT/ Lopetegui: Moment i vështirë për Real Madridin, marr përgjegjësi për dështimet

Isa.Autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Drejtuesit e Juventus në kërkim të një mesfushori, ja 3 pëlqimet e “bardhezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment