Futboll Shqipëri Sport

FANTASTIK DOMGJONI/ Mbrojtësi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Turqi (VIDEO)

Mbrojtësi shqiptar, David Domgjoni, ishte heroi i Menemensportit, në barazimin 2-2 që skuadra turke arriti në transfertë ndaj Bursasportit.

Domgjoni

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Laccit në Superiore, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të, ndërkohë që vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e parë me Seleznov, i cili mposhti 2 herë nga pika e bardhë portierin e Kombëtares, Gentjan Selmani.

Futbollistët e Menemespor nuk u pajtuan me humbjen, teksa me rifillimin e pjesës së dytë, barazuan shifrat me Boztepe. Protagonist në golin e dytë ishte sërisht Domgjoni, i cili i hapi rrugë topit, për të shkuar në rrjetë.

bandicam 2020-07-12 18-33-09-290

Vlen të theksohet se skuadra e shqiptarëve humbi në penallti në minutën e 81-të me Kaja, duke shpërdoruar mundësinë për të dalë me 3 pikë nga kjo përballje.

Related posts

Zbërthehet Mirel Josa, Tirana dhe ”kunji” për Skënderbeun

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Partizani. Rezultati 1-1

Delo.autor

Lajm i mirë për milanistët, u rikthehet një yll

Sadik.Autor

Leave a Comment