Futboll La Liga Sport

Në Spanjë e bëjnë të sigurt/ Hierro i ka ditët e numëruara në pankinën e iberikëve

Ishte një dështim i madh eliminimi i Spanjës nga Botërori i Rusisë.

Iberikët e nisën keq kompeticionin, duke larguar nga detyra e trajnerit Lopeteguin, për ta zëvendësuar me Hierron, aventura e të cilit duket e mbyllur pas humbjes me Rusinë.Sipas asaj që bën me dije “As”, Kike Sanchez Flores dhe Luis Enrique kanë shanse për t’u ulur në stolin e Spanjës.

Flores, pas largimit nga Espanjoli në prill, konsiderohet favorit, pasi ka eksperiencë në Spanjë dhe jashtë saj. Ai ka drejtuar më parë edhe Benfikën dhe Watfordin.Shtypi spanjoll shkruan se Flores ka aftësitë për të bërë ndryshimin e duhur te Spanja.

Por edhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka mundësi për të marrë drejtimin e Spanjës.Ai nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të drejtuar ekipin kombëtar spanjoll.

Ka edhe kandidatë të tjerë, si Rafa Benitez, Unai Emeri dhe Roberto Martinez, por të gjithë këta janë nën kontratë me klube apo kombëtare të tjera.

Related posts

Thomas Strakosha në SUPER formë, “gardiani” kuqezi nuk ka nevojë për mbrojtës

Isa.Autor

Guardiola shtrëngon fort Sterling, përgatit rinovimin për mesfushorin anglez

Sadik.Autor

INTER-PARMA/ Conte bën shpikje në sulm, rikthen edhe mesfushorin… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment