Futboll La Liga Sport

Fundi i “DIKTATURËS” Messi-Ronaldo, “TOPI I ARTË” kërkon trashëgimtarin…

Botërori i Rusisë është ai që do të trondisë “rendin botëror futbollistik”, kjo për shkak të verdikteve të dhëna deri më tani. Të mëdhenjtë janë kthyer në shtëpi, organizatorët rusë janë në çerekfinale, finalja padyshim do të jetë mes dy ekipeve të pamenduara në fillim, duke qenë se finalistët e 4 viteve më parë janë eliminuar përpara çerekfinaleve, sikurse edhe kampionët e Europës në fuqi dhe lojtarët që dominojnë me klubet e tyre, mbi të gjithë Messi e Ronaldo.

Një gjë që mbetet ende e mundur është fitorja e Brazilit, një rast hipotetik që do të bënte të quhej Botërori i “restaurimit”, përndryshe do të jetë ai i “tronditjes nga themelet”. Diçka, megjithatë, ka ndryshuar dhe në mënyrë të pakthyeshme. Fushtatat zhgënjyese në Rusi të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të eliminuar që të dy gjatë së shtunës brenda 4 orësh distancë nga njëri-tjetri, i japin fund një lloj “diktature”.

Prej 10 vitesh, apo një dekade, “Topi i Artë” ndahej vetëm mes këtyre dy emrave, secili me nga 5 të tillë, edhe në vitet kur trofetë e Botërorit i çonin në shtëpi lojtarë të tjerë, si Iniesta e Xavi në vitin 2010, apo Neuer në vitin 2014. Por sot, statujat e tyre kanë rënë simbolikisht, ashtu siç ra ajo e Leninit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. I kanë rrëzuar pikërisht ata, revolucionarët, që tashmë garojnë mes tyre në ankth për të marrë pushtetin në duart e tyre. Por, cilët janë kandidatët për “Topin e Artë”?

Ai që shihej nga të gjithë dhe prej kohësh si “pasardhësi” apo “trashëgimtari”, sot mban veshur fanellën e “Seleçao”-s dhe po sot duhet të tregojë se mund t’ia dalë mbanë përballë pengesës Meksikë. Neymar mund të jetë simboli i Brazilit të titullit të 6 kampion, por kandidatura e tij ka dy probleme që e kufizojnë disi: sezoni me PSG-në ishte problematik, shumë i mirë në fillim dhe me një dëmtim në fund, pa shkëlqyer aspak në Europë.

Ndërkohë, në Brazilin e sotëm po bën shumë më mirë sesa ai një lojtar si Coutinho, edhe ky ashtu-ashtu me Barçën, por që kompanitë e basteve e kuotojnë me koefiçentin 8, ndërsa Neymarin me 12.

Pretendenti sipas bastvënësve është Mbappe, me koefiçetin 6. Kjo, edhe për shkak të superndeshjes së zhvilluar ndaj Argjentinës, besimit që i ka dhënë Franca, por që ka edhe një tjetër kandidat për të shkëlqyer si Kantè. Përpara Botërorit, Mbappe zhvilloi një supersezon me PSG-në, për një 19-vjeçar sa ç’është ai, por që është paguar plot 185 milionë euro.

Ai që mund t’i sfidojë këta pretendentë është kroati Modriç, një lojtar që duhet të bëjë bashkë magjinë e tij dhe fitoret e skuadrës. Nëse Kroacia ecën vërtet shumë, ai është emri më i lakuar.

Related posts

Mbledhësi i topave rrihet nga futbollisti pasi festoi golin e kundërshtarit (VIDEO)

Q.Autor

Pogba zbulon “bishën” 250 mijë paund

Q.Autor

SHQIPËRIA rrezikon rënien/ KUQEZINJTË kanë ende shpresë për të shmangur më të keqen

Isa.Autor

Leave a Comment