Futboll Premier League Sport

Jo vetëm Mbappe/ Zbuloni ylli e ri të Botërorit që çmend klubet më prestigjioze të Europës

Kupa e Botës nxjerr në dritë emra të rinj lojtarësh që shënjestrohen nga ekipet e mëdha europiane. Në këtë kampionat botëror është ylli meksikan Hirving Lozano i cili ka rrëmbyer pas vetes klube të fuqishme të kontintetit të vjetër. Barcelona, Juventus, Liverpool dhe Evertoni po ndjekin secila rrugën më të shkurtër për të arritur te anësori meksikan i PSV Eindhovenit.

Shpejtësia dhe shpërthimi në krah është një karakteristikë që vlerësohet shumë në lojën e katalanasve dhe të “kuqve”. Por lojtari që mbërriti verën e kaluar nga Meksika në Holandë ka kontribuar maksimalisht në titullin kampion “Eredivisie” dhe vlera e tij që pas golit jetik të shënuar ndaj Gjermanisë në kampionatin botëror ia ka shtuar vlerën e kartonit në 40 milionë €.

Por 22-vjeçari ka deklaruar se i vetmi ekip që dëshiron të luajë është Barcelona, por drejtuesit holandez nuk duan të largojnë shpejt “xhevahirin” amerikanolatin. Pas përfundimit të Botërorit, ndosha do të ketë të reja të rëndësishme për njërin futbollistëve më të kërkuar në këto momente.

 

Related posts

The Guardian publikon raportin special për Skëndërbeun: Si u përfshi në hetimet e jashtëzakonshme dhe implikimi i Bodes, Zeqos dhe Takajt

Sadik.Autor

“Kam realizuar dy gola në finale, por të gjithë mbajnë mend vetëm goditjen me kokë”

Q.Autor

Van Gaal: Doja që këtë lojtar ta transferoja te Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment