Futboll Seria A Sport

Juventus nuk beson te talenti, e shet për 20 milionë Euro

Kampionët e Italisë duket se nuk janë të bindur nga aftësitë e Rolando Mandragona. 21-vjeçari i blerë nga Xhenoa, luajti vetëm një ndeshje me fanelën bardhezi, për t’u huazuar te Krotone ku luajti 36 ndeshje dhe shënoi dy gola sezonin e fundit.

Por drejtuesit torinez nuk kanë preferuar ta rikthejnë në skuadër, duke e shitur te Udineze. Mediat italiane raportojnë se Mandragona ndodhet në Udine dhe ditët e ardshme do të kryej testet mjekësore te ekipi i ri.

Sipas informacioneve kjo lëvizje do t’i sigurojë kampionëve të Italisë 20 milionë Euro, ndërkohë që Juventus ka ruajtur dhe të drejtën e riblerjes me 24 milionë, kjo në rast se “zonja e vjetër” ndryshon mendje në të ardhmen.

Related posts

Mertens: Nëse fitojmë titullin, bëjmë 5 ditë festë

Q.Autor

“HUMBA NJË MIK FËMIJËRIE”/ Trajneri i Italisë: Mezi po pres të këndojmë himnin në futboll, do jetë drithëruese

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Ylli dhe Bello zbarkojnë në Japoni, pritet ceremonia hapëse (KALENDARI)

Delo.autor

Leave a Comment