Futboll Sport

Do fitojë çmimin “Oskar”/ Nejmar bëhet objekt tallje në rrjetet sociale

Meksikanët kërkonin ndihmën e VAR-it për të ndalur simulimet dhe faullet e Nejmarit, por nuk ia dolën. Nejmar u shënoi, por edhe aktroi. Në momentin kur Lajun e shkeli, ai e teproi, por gjyqtarët nuk e konsideruan si një ndërhyrje të qëllimshme ndaj tij. Mjaftoi kaq pak që Nejmar të bëhej personazh në rrjetet sociale.

Fotot që e vinin në lojë ishin të panumërta. Gazetari i “MARCA”-s shkruante se një ditë Nejmar mund të fitojë “Topin e Artë”, por ndoshta edhe çmimin “Oskar”.

Nuk është hera e parë që Nejmar bën sjellje të tilla për të luajtur edhe me nervat e kundërshtarëve dhe deri tani ka qenë një strategji e mirë. Por ajo nuk lë shije pozitive tek ata që e shohin dhe kërkojnë tek ai një shembull të mirë për ta ndjekur.

Related posts

Komentatorët qajnë për Panamanë!

Sadik.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Të dyja skuadrat futen në fushë për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ARBITRI KRYESOR NUK DËGJOI VAR-IN/ Inter-Juve, dy shurdhë zbardhin skandalin e 2018

Delo.autor

Leave a Comment