Futboll Sport

Capello i “tërbuar” nga Japonia: Në atë moment do t’i kisha vënë duart në fyt Hondës

Japonia ka bërë një ndeshje të madhe, por është dorëzuar në minutën e fundit dhe në mënyrën më të keqe. Ka qenë një kundërsulm i nisur nga një goditje nga këndi në fundin e takimit, kur ndeshja dukej se do të shkonte me shtesë.

Një gabim i pafalshëm për aziatikët, që kanë bërë… “harakiri”, duke parë se mjaftonte të kishin mbajtur topin dhe sfida do të kishte shkuar në shtesë. Zgjedhja e japonezëve në aksionin e fundit të ndeshjes nuk është pëlqyer shumë nga Fabio Capello, i cili tregon se çfarë duhet bërë në situata të tilla.

Japonia ka bërë diçka që nuk ka kuptim. Unë do t’i kisha vënë duart në fyt Hondës. Në një situatë të tillë duhet të mbash topin afër këndores dhe të shkosh në shtesë. Nuk mund të ekzekutohet kurrë një goditje nga këndi në atë situatë”, thotë tekniku italian.

Related posts

REKORDI I RI ME PORTUGALINË/ Pele uron Ronaldon: Jam krenar për ty!

Delo.autor

ÇËSHTJA “DUKA”/ Pesë vendime gjykate kundër shkeljeve në garën e FSHF, pranohet sekuestro e Prokurorisë

Delo.autor

SHKËMBIMI DYBALA-GRIEZMANN? Juventus merr vendimin, agjenti i yllit argjentinas drejt Italisë

Delo.autor

Leave a Comment