Futboll La Liga Sport

Godet Barcelona në merkato, transferon për 35 milion euro “yllin” e Sevillias

Barcelona duket se nuk është e kënaqur me Jerry Mina-n pasi mediat spanjolle shkruajnë se klubi katalanas ka arritur marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit Clement Lenglet në “Camp Now”.

“El Mundo Deportivo” shkruan se futbollisti 23-vjeçar i Sevillia-s do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçarë, ndërsa Barcelona ka paguar 35 mln euro për shërbimet e tij.

Tani, pas pushimeve e pret Barcelona, e cila mësohet të jetë e lumtur për transferimin e futbollistit që në 18 muaj është imponuar dhe konsoliduar në pozitat e një prej qendrorëve më të mirë në “La Liga”.

Te klubi blaugrana, Lenglet do të gjejë bashkëkombasit e tij Samuel Umtiti, Ousmane Dembelé dhe Lucas Digne.

Related posts

MESSI KUNDRA QËNDRIMIT TË DEMBELE/ Futbollisti nxjerr jashtë loje Perez dhe yllin e Barcelona-s

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Po lejojnë qëllimisht PSG-në që të fitojë terren, ja strategjia e Manchester City-t për Messin…

Delo.autor

PËRFITIMET/ 300 milionë euro arkëtime, ja cila skuadër e Serisë A ka shitur më mirë se të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment