Futboll Sport

Menjëherë pasi prishi marrëveshjen me Idriz Bathën shkaku i “shqiponjës”, Klubi grek blen…

Prishi marrëveshjen me Idriz Bathën, sepse kishte bërë “shqiponjën”, por mori një tjetër shqiptar.
Skuadra e Superligës së Greqisë, Larisa, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Suad Sahitin, 23-vjeçarin që spikati te Skënderbeu sezonin e kaluar.

Në lajmin dedikuar këtij transferimi i mëshohet faktit se mesfushori kosovar ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës korçare në të dy frontet, duke fituar si kampionatin dhe Kupën, Gjithashtu theksohet se ka luajtur në katër ndeshje edhe në Europa League, me Skënderbeun, që u kualifikua deri në fazën e grupeve.

Sahiti, shkruhet në njoftim, është 1.79 metra i gjatë ndërsa karakteristikat e tij kryesore janë shpejtësia dhe teknika e lartë.

Related posts

ZYRTARE/ Laçi lë të papunë Bledar Kolën. Krajova shkarkon të gjithë stafin teknik

Delo.autor

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ 10 gola në pjesët e para, zbuloni të gjitha rezultatet

F.autor

Kingsley Coman: Do të jem gati në kohë për Botërorin

Sadik.Autor

Leave a Comment