Futboll Seria A Sport

Besniku Manolas: Nuk largohem nga Roma sepse dua të bëhem…

Kostas Manolas u jep fund zërave të merkatos. 27-vjeçari gjatë një interviste bëri të ditur se ndihet shumë mirë te Roma dhe se nuk e mendon largimin. Ai pohoi se ka zhvilluar një kampionat të mirë me verdhekuqtë dhe se nuk i intereson aspak se çfarë thuhet në media.

Mbrojtësi theksoi se ka rinovuar kontratën me klubin nga “Trigoria”, por ajo që është më e rëndësishme për të është familja e tij, e cila ndihet shumë mirë në kryeqytetin italian.

Manolas pohoi se është normale të dëshirosh të luash për ekipe si Barcelona, Manchester United, Paris Saint Germanin e Bayern dhe se kudo që do të shkonte do të bënte diferencën, edhe te “blaugranat”, por ai shtoi se nuk ka qenë kurrë pranë kalimit në Spanjë.

Related posts

TALENTET/ Juventus-Inter: Një duel mjaft “i nxehtë” edhe në MERKATO

Isa.Autor

TENIS/ Nadal konfirmon rikthimin në fushë, gati për turneun që e ka fituar 11 herë

Delo.autor

Bolt transferohet në Norvegji, “gradohet” kapiten

Sadik.Autor

Leave a Comment