Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Arritjet marrëveshja: Sulmuesi argjentinas tek Chelsea për një shifër REKORD

Kishte kohë që përflitej, dhe tani duket se është kthyer në realitet. Higuain është i lirë të largohet nga Juventus.

Sipas Sportmediaset, Juventus dhe Chelsea kanë arritur marrëveshjen për Pipita-n për 60 milionë euro. Argjentinasi pritet të jetë qendërsulmuesi i ri i Chelsea-t të Sarri-t. Akordi do të bëhet zyrtar menjëherë pas konfirmimit të teknikut italian.

Do të ishte një ribashkim për dyshen që ka qenë bashkë te Napoli. Nën drejtimin e Sarri-t, Higuain ka bërë sezonin më të mirë të karrierës.Një tjetër juventin që mund t’i bashkohet argjentinasit në Stamford Bridge është edhe Daniele Rugani.

Gjithsesi, për momentin pronari Abramovich është i fokusuar te largimi i Conte-s dhe konfirmimi sa më shpejt i trajnerit të ri. Koha për merkaton këtë vit në Premier League do të jetë e shkurtër, pasi do të mbyllet në javën e parë të gushtit.

Related posts

“AI DONTE TË MË…”/ “Juve, të fitojë Champions-in dhe unë do zhvishem si Ferilli. Me Ronaldon…” (FOTO)

F.autor

Nga më i gjati, te më i rëndi. Kuriozitete për të mos u humbur nga Rusi 2018

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kukësi mposht gjirokastritët dhe i bën presion “Demave”

Delo.autor

Leave a Comment