Futboll La Liga Sport

“Mos u ktheni në shtëpi”: Kërcënohen kolumbianët që humbën penalltitë

Populli kolumbian është udhëzuar që qëndrojë i qetë pasi dy lojtarët që humbën penalltitë ditën e martë ndaj Anglisë janë sulmuar dhe kërcënuar në mediat sociale. Mesazhe të ashpra ndaj Uribe dhe Bacca kanë filluar të shfaqen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes teksa Kolumbia u eliminua pas dramës së penalltive.

Penalltia e Uribe goditi traversën, teksa tentativa e Bacca-s u prit nga portieri Pickford.

Postimet, shumica prej tyre drejtuar Bacca-s, për të cilin tifozët mendonin se goditi penalltinë më të shëmtuar, kanë paralajmëruar lojtarët duke i thënë se ishin të “vdekur”, dhe i kanë nxitur të vrasin veten dhe të mos rikthehen në vendin e Amerikës së Jugut.

Këto mesazhe janë bërë megjithëse policia është duke investiguar kërcënimet për jetën e lojtarëve, një prej tyre është Carlos Sanchez, pas kartonit të kuq në ndeshjen e parë në minutën e 3-të.

Një nga përdoruesit e Twitter shkruan: Vdis Carlos Bacca. Bir kurve. Asnjë nuk të do ty. Mos u rikthe në këtë vend.”

Related posts

“JU OFROJ TRAJTIM SPECIAL”/ Infermierja e Dortmund ndez rrjetin në Gjermani

F.autor

Tare humb një tjetër yll, tre skuadra ‘big’ në luftë për …

Q.Autor

Lajme të këqija në prag të Barça-s, dëmtohet ylli i Roma-s

Sadik.Autor

Leave a Comment