Futboll Premier League Sport

Abuzoi seksualisht me futbollistët për 25 vjet, dënohet me burg ish-trajneri i ekipit anglez

Një skandal i vërtetë seksual në Angli duket se tashmë ka ardhur drejt fundit. Ditën e sotme është dënuar me akuzën e abuzimit seksual me të mitur ish-trajneri i ekipit të të rinjve te Newcastle United, George Ormond.

Akuzat lidheshin me periudhën kur ai drejtonte këtë ekip në vitet ’90-të, ku mendohet se ai ka ngacmuar me dhjetëra të rinj që aspironin të bëheshin futbollistë në ekipin e njohur të Premier League. Në gjyq dëshmuan 19 prej viktimave të tij, duke thënë se ai ushtronte presion në lidhje me të ardhmen e karrierës së tyre, për të mos folur në publik për favoret seksuale që ai kërkonte nga ata.

Një rast pedofilie i përsëritur ky për 62-vjeçarin i cili ishte dënuar edhe më parë për çështje të ngjashme, ndërkohë që gjykata pritet të japë masën e dënimit në ditët në vijim.

Related posts

Reali mendon për të ardhmen, objektivat janë Hazard, Courtois dhe Kane

Q.Autor

E BUJSHME/ Sponsori i ri, Simone Inzagi ëndërron Leo Mesin tek Interi

F.autor

Milan vazhdonë përgatitjet për ndeshjen me Juventusin

Sadik.Autor

Leave a Comment