Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Ish-arbitri i Serie A bëhet menaxher i klubit italian

Ish-arbitri i mirënjohur italian Paolo Tagliavento i ka fryrë bilbilit për 14 vite në Serie A, por tani është larguar për t’u bërë trajner në qytetin e lindjes. 46-vjeçari ka qenë një nga arbitrat më me eksperiencë i FIFA-s dhe UEFA-s mes 2007 dhe 2017.

Pas pensionit nga pozicioni i arbitrit në maj, ai ka marrë rolin e trajnerit te Ternana, që ka rënë nga kategoria e Serie B sezonin e kaluar. “Ternana Calcio me kënaqësi të madhe deklaron se Mr Paolo Tagliavento do të jetë trajneri i ri i ekipit,” shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

“Një ish arbitër (221 ndeshje në Serie A, 28 në Champions League dhe 32 në Europa League) dhe një tifoz i Rossoverde, gjithmonë ka qenë një shembull për futbollin europian.

“Ai do të jetë menaxheri i ri i ekipit.

Related posts

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Pogba zbulon sekretin e suksesit të “Djajve të Kuq”

Delo.autor

VENDIMATAR/ Ronaldo kalon Juventusi në epërsi ndaj Torinos dhe ndëshkohet (VIDEO)

Isa.Autor

ASKUSH SI LIVERPOOL NË PREMIER PREJ REZULTATEVE NEGATIVE/ Ish-mbrojtësi “Të Kuqve”: Po kalojnë një moment të vështirë

Delo.autor

Leave a Comment