Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani drejt Antalias, “skarcohen” tre senatorët e kuq

Partizani ka udhëtuar drejt Antalias, për të zhvilluar atje përgatitoren e dimrit. Mirëpo, çudia më e madhe ka qenë lënia jashtë liste e tre “senatorëve” të kuq.

Fjala është për Vilën, Krasniqin, Malotën, Xhixhiua dhe Adorjan. Lojtarët në fjalë janë “skarcuar” nga drejtuesit e klubit, nisur nga paraqitja e tyre në gjysmën e parë të sezonit. Duke parë këto largime, por edhe të tjera më herët, trajneri Sulejman Starova ka bërë thirrje për përforcime.

Mbetet të shihet se çfarë do të bëjnë drejtuesit e rinj, me në krye drejtorin Olsi Rama, i cili duket se e ka nisur me dorë të hekurt, pa kursyer as ata lojtarë që konsideroheshin të paprekshëm. Një sinjal i qartë edhe për të tjerët, që duhet të zgjohen, të japin maksimumin për fanellën e kuqe, ose “sita” i nxjerr jashtë loje.

Related posts

KAOS TOTAL/ FSHF fsheh gjyqet, asnjë njoftim për DHZK-në që prej muajit mars

Isa.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: Ndizet sfida në Durrës. Kamara rrëzohet në zonë, asgjë për arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

TRAJNERI I RI I TIRANËS PARA MEDIAVE/ Mema: Nuk pyes presidentin për merkaton e klubit

Isa.Autor

Leave a Comment