Futboll Sport

Roberto Martínez: Brazili është favorit për të fituar Botërorin, por kjo na motivon

Trajneri i Belgjikës, spanjolli Roberto Martinez, nuk ka ndërmend të ndryshojë sistemin e lojës së ekipit të tij, pavarësisht se Brazili e nis si favorit duelin çerekfinal të Kupës së Botës në Rusi. “Ne nuk mund ta ndryshojmë mënyrën se si luajmë. Ne jemi një ekip sulmues, – tha trajneri i Belgjikës. – Brazili dhe ne jemi të dizejnuar për të shënuar gola dhe për të kërkuar fitore.

Ata do të duan të kenë topin. Por, çelësi do të jetë ajo që gjithkush bën me topin. Brazili është një nga skuadrat më favorite të Kupës së Botës dhe kjo na vë në një fazë dhe një rol shumë të ndryshëm. Njëmbëdhjetëshja braziliane ka një bilanc fantastik. Ata mund të luajnë me tre, ose katër sulmues.

Ata kërkojnë thellësinë e kundërshtarit. Por, nëse mentaliteti ynë është si ai ndaj Japonisë, kemi shumë mundësi. Unë tashmë e kam parasysh sistemin e të luajturit ndaj Brazilit. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. Nëse i jep Brazilit një mundësi, ai është në gjendje të përfitojë prej tij”.

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ “Shkodranët” publikojnë çmimet e biletave, ja sa do të kushtojnë

Delo.autor

MERR VENDIMIN PËRFUNDIMTAR/ Barcelona “vulos” fatin e ​​Suarez dhe Vidal

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Sot e keni një mundësi të artë për të bërë shumë para, hidhini një sy (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment