Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Porto mposht Juventus, talenti Chiesa mban gjallë shpresat e “Bardhezinjve”

Juventus janë mundur 2-1 nga Porto dhe ka pësuar humbjen e dytë radhazi në harkun e katër ditëve.

Bardhezinjtë, pas humbjes të pësuar në kampionat ndaj Napoli-t, janë mundur edhe në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League kundër Porto-s.

Një gafë e Bentancur pas 1 minuta lojë i ka dhuruar avantazhin e pabesueshëm portugezëve. Gjërat kanë shkuar më keq për ekipin e Pirlo-s, që në minutën e 35-të kanë humbur Chiellini-n për shkak dëmtimit.

Mungesa e kapiteni është ndier 19 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, kur Porto ka dyfishuar avantazhin. Ky ka qenë edhe goli më u shpejtë i pësuar nga Juventus në pjesën e dytë në një ndeshje të Champions League.

Kur dukej se sfida do të mbyllej me rezultatin e pandryshuar, ka ardhur një magji e Chiesa-s në minutën e 82-të që mban gjallë shpresat e bardhezinjve për kualifikim.

Related posts

SHKRUAN HISTORINË NË UFC/ Amanda Nunes mund brutalisht Cyborgun brenda 50 sekondave (VIDEO)

Delo.autor

Werner refuzon Leipzig, gati për një skuadër të madhe

Q.Autor

LIVERPOOL-MILAN/ Dueli nostalgjik, “të kuqtë” kapen pas gardës së vjetër

Delo.autor

Leave a Comment