Futboll Sport

Balotelli refuzon 30 mln euro nga Kina, shumë ekipe të mëdha e presin sulmuesin

Ofertat nga Kina për futbollistët e famshëm në Europë vazhdojnë të jenë në nivele tepër të larta. I fundit që duket se ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrave kineze është Mario Balotelli. Sipas mediave italiane, sulmuesi ka marrë një ofertë prej 30 milionë euro në vit për të luajtur në Kinë, por italiani dëshiron të qëndrojë ende në Europë, duke e refuzuar këtë ofertë.

Balotellit i ka përfunduar kontrata me Nice, megjithatë me largimin e tij në një tjetër skuadër, francezët mund të përfitojnë 10 milionë euro. Skuadra më e interesuar për ish-sulmuesin e Interit, Man. Cityt dhe Milanit është Marseille, e cila është e gatshme t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare.

Related posts

DUKE KËRCYER MBI TAVOLINË ME BIRRA NË DORË/ Jose Mourinho “tërbohet” në dhomat e zhveshjes së “Air Albania” (VIDEO)

F.autor

E PABESUESHME/ “Krijuesit” e SPRAJTIT denoncojnë FIFA-n dhe duan dëmshpërblim, ja arsyeja…

Isa.Autor

E ZBULON Kapiteni i Lacios: Drejtori i Juves më donte në Torino, por unë e refuzova

F.autor

Leave a Comment