Futboll Sport

Në pritje të zyrtarizimit të Zazës, kjo është goditja e radhës nga Milani

Edicioni i sotshëm i ‘Corriere dello Sport – Stadio’ ka shkruar se ekipi i Milan-it është pranë blerjes së Simone Zaza, i lindur në vitin 1991, në pronësi të Valencias, klub me të cilin ai ka shënuar 13 gola në sezonin e fundit gjatë 33 ndeshjeve në La Liga. Kuqezinjtë do të firmosin me Zaza sapo të zyrtarizojnë largimin në huazim (2 milionë euro) me detyrim blerje e përcaktuar në 18 milionë euro, të sulmuesit 30-vjeçar kroat Nikola Kalinić te Atlético Madrid.

Këto para do ti kalojnë Valencia-s për sulmuesin e kombëtares Italiane, i cili, falë një takimi midis drejtorit sportiv të Milan-it, Massimiliano Mirabellit dhe agjentit të tij, avokatit Giuseppe Bozzo, ka arritur marrëveshjen me ekipin milanez, për një kontratë katërvjeçare, ku pritet që sulmuesi italian të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. Sërisht me ndihmën e avokatit ndërmjetës Bozzo, kuqezinjtë kërkojnë ti dhurojnë Gennaro Gattuso një tjetër goditje të madhe në sulm: I pari në listën e preferencave të kuqezinjve, në fakt, mbetet spanjolli Álvaro Morata, sulmuesi i Chelsea, i cili ka lindur në vitin 1992, i cili mund të largohet nga ‘Blues’ ku transferua verën e kaluar nga Real.

Alternativat e tjera për sulmin e Milanit, në rast largimi të Carlos Bacca dhe André Silva, përkojnë me emrat e Ciro Immobile, për të cilin, megjithatë, Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, nuk ka ndërmend të negociojë për çmimin, dhe Radamel Falcao që aktivizohet tek Monaco , që mund të transferohet në Milano vetëm në shkëmbim të portugezit.

Related posts

Trajneri i Kroacisë befason me deklaratë para finales kundër Francës

Isa.Autor

Ruud van Nistelrooy: Ronaldon i meriton rekordet, goli ndaj Juventusit ishte i jashtëzakonshëm

Sadik.Autor

I SËMURË ME LEUCEMI/ Mihajlovic nuk heq dorë nga trajnimi i ekipit, ja reagimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment