Futboll Sport

Rrëfehet për të ardhmen futbollisti i Kombëtares: Jam në bisedime me disa trajnerë

Futbollisti shqiptar që luan për Barin në Serinë B italiane, Migjen Basha ka folur për mediat e vendit fqinj në lidhje me të ardhmen e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka treguar se është në bisedime me disa trajnerë, duke përfshirë edhe atë të Salernitanas, por kjo sipas tij nuk duhet kuptuar si një transferim në këtë ekip.

“Është e vërtetë që kam kontaktuar me trajnerin Kolantuono, pasi ai më ka telefonuar. Unë do të shoh edhe ofertat nga klubet e tjera, madje edhe nga ato jashtë dhe më pas do të vendos. Deri më tani nuk kam firmosur me asnjë skuadër, pasi duhet të shoh njëherë. Në plan janë dy ekipe”, është shprehur Basha.

Ish-lojtari i Torinos ka humbur shumë nga protagonizmi i dikurshëm në Kombëtare për shkak të formës së tij, prandaj dhe 31-vjeçari po kërkon ndoshta një klub ku do të mund të shfaqej si një lojtar i rëndësishëm.

Related posts

AVENTURA E FAZËS NË GRUPE/ Kualifikimi i Milanit kalon nga Dudelange, spikat Rangers

Isa.Autor

“ÇIFTET JANË INTERESANTE”/ Nedved: Ja kush janë favoritët për ta fituar Champions League

Delo.autor

Nuk pëlqehet nga Niko Kovaç, Arturo Vidal pranë rikthimit në Itali

Isa.Autor

Leave a Comment