Futboll Sport

RISIA/ Facebook do të transmetojë “live” ndeshjet e Premier League

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka arritur një marrëveshje 200 milionë paundësh britanikë për të transmetuar ‘live’ ndeshjet e Premier League. Duke nisur që prej sezonit 2019-2020, Facebook do të transmetojë ndeshjet e kampionatit anglez në Tailandë, Vietnam, Camboxhia dhe Laos – shtete ku interesi për futbollin britanik është i jashtëzakonshëm.

Sipas “The Times”, rrjeti social më i madh në botë ka paguar 200 milionë për 380 ndeshjet e kampionatit britanik, duke mposhtur konkurrencën e “BeIN Sports” dhe “Fox Sports Asia”. Më herët, Facebook ka transmetuar ‘live’ ndeshje të kampionatit amerikan dhe kampionatit spanjoll, por marrëveshja për kampionatin britanik është më e madhja e arritur nga kompania deri më tani.

Me përfshirjen edhe të “Amazon Prime” e cila synon marrëveshje edhe me “Youtube” e “Netflix”, gara për transmetuesit tradicional të sportit duket se po bëhet shumë më e ashpër. Facebook i ka bërë të qarta synimet për kapërcimin e madh në transmetime sportive kur emëroi CEO-n e Eurosportit, Peter Hutton, si kryenegociator të marrëveshjeve për aktivitete sportive anekënd botës. E me sa duket puna e Hutton po jep rezultatet e para.

Related posts

LUAJTI I HUAZUAR TEK MILAN/ Bakayoko drejt rikthimit në Francë tek klubi…

Delo.autor

DUAN REALIN/ Menaxheri i Courtois ngre zërin ndaj drejtuesve të Chelseat

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Pasojat e “Topit të Artë”? Lewandowski kërkon largimin nga Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment