Futboll

Kurset e trajnerëve, FSHF nis këtë javë “UEFA PRO” dhe “UEFA B”

Në kuadër të një programi të miratuar, Sektori i Edukimit dhe Licensimit pranë FSHF nis këtë javë punën me trajnerët më dy profile kursesh: 1. Vazhdimin me periodën e 5-të të kursit UEFA Pro dhe 2. Nisjen e edicionit të ri të kursit UEFA B për trajnerë. Sipas këtij programi, kursi UEFA Pro vijon këtë të hënë me dy ditë punë (paradite e pasdite) në teori dhe më pas vijimin në fushë me praktikë. Liçensa UEFA Pro e trajnerëve sipas programit përfshin 12 perioda mësimore teoriko-praktike në një shtrirje gjithëvjetore.

Ndërkaq ditën e mërkurë nis edicioni i ri për licensën UEFA B, ku mbi 40 aplikantë, trajnerë futbolli do të ndjekin fazën teorike dhe praktike deri në datë 17 shkurt, ku në mbyllje do të marrin edhe diplomat e liçensës përkatëse. Sikundër edhe vjet, edhe gjatë 2018-tës programi i kurseve të liçensave të trajnerëve është shumë i ngjeshur, ku spikat një interes shumë i madh për të ndjekur kurset dhe më pas pajisjen me liçensat përkatëse.

Ndërkaq në 19 shkurt FSHF do të hapë sërish kursin UEFA B, por këtë radhë në mbështetje dhe trajnim të trajnerëve nga Kosova, për tu pajisur edhe ata me liçensat përkatëse.

Related posts

MBYLLET JAVA E 27 NË SUPERIORE/ Tirana sheh makthe, Kastrioti 3 pikë larg. Laçi e Flamurtari drithërojnë Teutën

Delo.autor

RRËNQETHËSE/ Ja si përkujtohen në stadium 49 viktimat e aktit terrorist në Zelandën e Re

Delo.autor

FUTBOLLI URUGUAJAN VAZHDON NË ZI/ U vetëvra mbrojtësi 38-vjeçar, ndërpritet kampionati

Delo.autor

Leave a Comment