Futboll La Liga Sport

Barcelona pëlqen mesfushorin Meksikan, por Porto kërkon 35 milionë euro

Mesfushori meksikan, Hector Herrera, me paraqitjen e tij në Botërorin e Rusisë ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve spanjollë të Barcelonës, të cilët kanë nisur ta vlerësojnë lojtarin si një përforcim për sezonin e ardhshëm.

28-vjeçari, kontrata e të cilit me Porton skadon në 2019-ën, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi, por portugezët për ta lënë të lirë lojtarin kërkojnë shumën e 35 milionë eurove.

Portugezët vështirë se do të arrijnë ta shesin futbollistin me këtë vlerë, duke parë edhe situatën e kontratës së tij, pasi lojtari në fund të sezonit të ardhshëm do të largohet me parametër zero.

Related posts

Santos paralajmëron Spanjën. Mund të mposhtim çdo kundërshtar!

Sadik.Autor

Ramos me deklaratë ‘bombë, ka diçka edhe për kundërshtarë

Sadik.Autor

GUARDIOLA SHOKON ME DEKLARATËN/ Ja çfarë thotë për Liverpool: Nuk ka rëndësi nëse…

Delo.autor

Leave a Comment