Futboll Sport

E FUNDIT/ Talenti hungarez mrekulloi edhe dje Europën, shfaqet transferimi në La Liga

Dominik Szoboszlai tani ndiqet nga të gjithë! Mesfushori fantazist i Salzburgut gjithashtu dje u bë protagonist i një goli të shkëlqyeshëm me Hungarinë e tij, duke e udhëhequr drejt Kampionatit Evropian të ardhshëm (Hungaria eliminoi Islandën 2-1).

Talenti 20-vjeçar ka kohë që është në qendër të vëmendjes dhe Milani u përpoq ta transferojë dy herë me Boban në janar dhe Rangnick (kishte akord) kur gjermani përflitej në vend të Stefano Piolit.

Në verë u fol shumë për të, por në fund zgjedhjet e klubit ishin të ndryshme dhe Szoboszlai mbeti në Austri, ku vazhdoi të shënonte dhe të rritej.

E pamundur të mos mbetet pa u vënë re: lojtari gjithnjë e më shumë është një mundësi e shkëlqyer për t’u kapur; klauzola e lirimit prej 25 milion eurosh, e përfshirë në kontratën e tij, ka bërë që disa klube të rëndësishme të ngrihen në këmbë.

Leipzig vazhdon ta mbikëqyrë atë (agjenti dje mohoi akord me gjermanët), ashtu si kuqezinjtë, apo Arsenali, por sipas “As” – këtë mëngjes – Real Madrid është i interesuar.

Related posts

MERKATO E BUJSHME E JANARIT/ Reali nuk i rinovon kontratën, Milan vihet në lëvizje për “xholin” spanjoll…

Delo.autor

Francë-Australi/ “Gjelat” janë favoritë në çdo aspekt ndaj “kangurëve”

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-LEICESTER/ Solksjaer kërkon t’i jap fund ecurisë negative (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment