Futboll Ligue 1

PSG tërhiqet nga Dybala: Nuk është “çelësi” për ne…

Lëndimi i Paulo Dybala ishte një dush i ftohtë për Juventusin, i cili do të jetë pa sulmuesin argjentinas për 30-40 ditë. Diçka shumë e vështirë në këtë moment, teksa bardhezinjtë do të përballen me ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, kundër Tottenhamit.

Një fillim i vështirë sezoni për “Joya”, për të cilin nuk ndalen së qarkulluari thashethemet në lidhje me një shitje të mundshme në fund të sezonit, me PSG në radhën e parë, në sajë të raporteve të mira me agjentin Mariano.

Në një intervistë me “La Stampa”, Nasser Al-Khelaifi, megjithatë, përgënjeshtron një interes konkret për Dybala:

“Eshtë e vërtetë se ka shumë lojtarë të mirë në ligë tuaj, jo vetëm Dybala. Nëse ne jemi të interesuar, kontaktojmë Juventusin. Agnelli është një mik i dashur, e kemi ndjerë këtë edhe më parë, por mund t’ju them se nuk është Dybala, çelësi për të ardhmen e PSG”. Presidenti i klubit, që është dominues i futbollit francez, foli edhe për mundësinë e një trajneri italian te skuadra e tij: “Conte dhe Ancelotti te PSG? Në Itali, ju keni lojtarë të mirë, klube të mira, trajnerë të mirë. Por tani për tani ne jemi të lumtur me trajnerin tonë, Emery”.

Related posts

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Partnerja e Ronaldos flet nga karantina: Veç një gjë më mungon (FOTO)

Delo.autor

Llogaritë e Kupës së Botës 2018, Peruja ka më shumë shanse se Anglia të…

Sadik.Autor

(VIDEO) Atletico Madrid kalon në avantazh ndaj Las Palmas, Griezmann autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment