Futboll Sport

Brazili merr lajmin e keq para Belgjikës, mbrojtësi mbyll botërorin… 

Danilo e ka mbyllur Kupën e Botës në Rusi, pasi ka plagosur kyçin e këmbës në trajnim, në prag të çerekfinales së të premtes kundër Belgjikës, dhe nuk mund të riaftësohet para 15 korrikut, kur do të luhet finalja e këtij turneu.

Mbrojtësi i Manchester Cityt ka dëmtuar ligamentin në kyçin e këmbës së majtë, por ka kërkuar të mbetet me skuadrën. Megjithatë, nuk mund të luajë më në këtë Botëror. Danilo, 26 vjeç, ka luajtur vetëm në barazimin 1-1 të Brazilit me Zvicrën, më 17 qershor, dhe më pas ka pësuar një dëmtim të kofshës. Që nga ajo kohë, ai është zëvendësuar nga lojtari i Corinthians, Fagner, në formacionin titullar të “Selecao”.

Në fakt, Danilo kishte ardhur në skuadër si një zëvendësim për Dani Alves të PSG-së, i cili e humbi turneun e madh të kësaj vere për shkak të një lëndim në gju. Në këtë mënyrë, vetëm pak orë para startit të ndeshjes Brazil-Belgjikë, konfirmohet lajmi i keq në kampin e “Seleçaos”.

Related posts

MBYLL SFIDËN ME 8 LOJTARË/ Shkëndija eliminohet me turp nga Europa League

Delo.autor

E PABESUESHME/ “Krijuesit” e SPRAJTIT denoncojnë FIFA-n dhe duan dëmshpërblim, ja arsyeja…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Lë pas shumë yje. Kumbulla mes lojtarëve të huazuar më të kushtueshëm në Europë. Ja ku renditet…

Delo.autor

Leave a Comment