Futboll Seria A Sport

Villareali kërkon Borja Valeron, Interi mirëpret ofertën

Borja Valero ishte një nga futbollistët e parë që kërkoi Luciano Spalletti pasi erdhi në stolin e Interit verën e kaluar, por kur ka kaluar vetëm një vit, situata ka ndryshuar tashmë.

Mesfushori spanjoll e nisi sezonin si titullar dhe bëri një paraqitje për t’u duartrokitur, por me kalimin e javëve tregoi edhe limitet e tij fizike, duke humbur shkëlqimin.

Kjo bëri që ai të humbte vendin e titullarit dhe thuajse gjatë gjithë fazës së dytë, i nisi takimet nga stoli, pasi nuk ofronte garancitë e duhura për Spallettin.

Pikërisht për këtë arsye Interi është gati të dëgjojë edhe ofertat që vijnë në drejtim të tij, e para prej të cilave ka ardhur pikërisht sot.

Bëhet fjalë për Villarealin, klub spanjoll që i ka ofruar zikaltërve 2 milionë euro, për të blerë kartonin e Borja Valeros dhe mesfushorit i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare.

Zikaltrit janë treguar të hapur të negociojnë, por kanë kërkuar nga spanjollët që të rritin ofertën e tyre në të paktën 3 milionë euro, për të mos regjistruar humbje në bilanc.

Related posts

DE LIGT FESTON 20-VJETORIN/ Shikoni si Ajax i uron ditëlindjen me një VIDEO “anti-Juventus”

Delo.autor

GJEST I VEÇANTË NË CHAMPIONS/ Tifozët e Portos në këmbë për kundërshtarin

Isa.Autor

LUFTËTARI-LAÇI/ Trajneri Starova me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment