Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS ELIMINIMIT NGA KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta “hakmerret” ndaj Skënderbeut me golin e Bregut në Korçë

Teuta “merr hak” ndaj Skënderbeut pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini, arritën të triumfonin në transfertë ndaj korçarëve, me rezultatin 0-1, falë penalltisë të fituar nga Gruda, që u shndërrua në gol nga Dejvi Bregu në minutën e 43-të.

Pavarësisht golit të pësuar, skuadra e Memellit, nuk u dorëzua, teksa provoi me të gjitha forcat të barazonte sfidën. Në minutën e 66-të Mara provoi me një gjuatje mjaft të bukur nga goditja e dënimit, por topi u stampua në traversën e portës së mbrojtur nga Frashëri.

Me këtë triumf, “djemtë e detit”, Teuta kryeson kampionatin me 52 pikë në 28 ndeshje, ndërkohë që Skënderbeu mban vendin e 9-të me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.

Related posts

HISTORIKE/ KOSOVA “superfuqi” në xhudo, tjetër medalje në koleksionin e mrekullueshëm

Isa.Autor

E BUJSHME/ PSG nuk e vret mendjen për UEFA-n, rrëmben SUPER LOJTARIN e SCHALKES

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Sulmuesi tremb Liverpoolin, ja deklarata e Klopp

Delo.autor

Leave a Comment