Futboll Gossip Sport

Gazetarja shqiptare flet për takimin me Neymar: I kërkova foto, po ja ç’më bëri

Gazetarja e Digitalb, Xhesika Trola disa vite më parë publikoi në rrjetet sociale një foto me futbollistin, Neymar. Lidhur me këtë foto Xhesika ka folur mbrëmë në emisionin “Top Arena” në Top Channel, ku ishte e ftuar.

Ajo tregoi se me yllin brazilian ishte takuar rastësisht teksa ndodhej me pushime në Ibiza. Ndërsa ashtu si çdo vajzë edhe Xhesika i kishte kërkuar Neymarit të bënin një foto bashkë. Mirëpo reagimi i tij nuk i kishte pëlqyer gazetares. Ajo tha se futbollisti as nuk ishte çuar në këmbë për të bërë foton, duke qëndruar ulur.

“E kam takuar Neymarin para disa vitesh në Ibiza. Kërkova të bëja një foto me të, por ishte arrogant qysh atëherë dhe as denjoi të çohej në këmbë, por qëndroi në karrige ulur. Asokohe kishte edhe një të dashur shumë xheloze që nuk linte të bënte asgjë”, u shpreh Xhesika.

Related posts

Ish-bashkëlojtari e pranon: Do dëshironim ta kishim RONALDON te Real Madridi

Isa.Autor

LAJME TË REJA NGA SPANJA/ Zbulohet shuma që kërkon Al Sadd Barcelonës për të lënë të lirë Xavi-n

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra turpëron Islandën me SUPERGOLA “shqiptarë” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment