Futboll Sport

Marcelo zbulon shkakun e humbjes dhe eliminimit të Brazilit

Ëndrra më e keqe për tifozët brazilianë u konfirmua, pasi 5 herë kampionët e botës tashmë janë kthyer në shtëpi. Rezultati i këtij Botërori është më i keq se ai i 4 viteve më parë edhe pse Brazili i këtij viti ishte pretendenti kryesor për të fituar Kupën e Botës. Kombëtarja e Belgjikës fitoi 2-1 ndaj “Selecao”, duke avancuar më tej. “Është vërtet e dhimshme të eliminohesh në këtë mënyrë. Ka qenë një natë e tmerrshme, nuk arrij ta shpjegoj këtë humbje. Ne ishim superiorë në fushë dhe nuk e kuptoj këtë rezultat, pse nuk erdhi fitorja. Por ndosh shpesh që futbolli është i padrejtë “, tha Marcelo.

Më tej, mbrojtësi brazilian shton: “Belgjika luajti vetëm 15 minuta në mënyrë të shkëlqyer, realizoi dy gola dhe fitoi. Ndërsa ne e patëm kontrollin e lojës që në fund të pjesës së parë dhe gjatë gjithë pjesës së dytë. Patëm shumë raste shënimi, por Courtois bëri mrekullinë në disa raste. Mendoj se portieri i Belgjikës ishte lojtari më i mirë, pasi priti shumë gola të sigurtë. Por ky është futbolli, kush shënon më shumë fiton. Të gjithë në luftuam fort si skuadër dhe jemi të zhgënjyer për humbjen, pasi të gjithë e donim këtë finale”, u shpreh Marcelo.

Related posts

Pak minuta nga fundi, Vllaznia fut të gjithë ‘arsenalin’ në fushë

Sadik.Autor

SAKRIFICA PËR TË ARRITUR OBJEKTIVAT/ Salah zbulon njeriun që nuk e lejoi të dorëzohej…

Isa.Autor

Barcelona e mahnitur pas yllit të Rusisë, por ka shumë rivalitet

Sadik.Autor

Leave a Comment