Përballje interesante do të prodhojë sfida e çerekfinales së Kupës së Botës, ajo mes Suedisë dhe Anglisë. Dy skuadra që nuk do të kenë në dispozicion nga një lojtar për secilin formacion, ku Lustig nuk është i gatshëm për Janne Andersson dhe Vardy për Gareth Southgate.
Anglia që kaloi me vështirësi kundër Kolumbisë, ndërsa Suedia kaloi me një gol ndaj Zvicrës, e cila kuotohej favoritë, do të krijojnë një përballje interesante ditën e sotme. Ndeshje që do të dhurojë emocione, për vetë faktin se suedezët duan që të hyjnë në histori, ndërsa Anglia dëshiron që ta përsërisë atë. Është ora e së vërtetës, në “Samara Arena” do të diskutohet gjithçka.
71′ Suedia ka një mundësi të mirë por sulmuesi Berg, shpërdoron.
57′ GOL…Anglia me një aksion model ndëshkon për të dytën herë Suedinë. Autori i golit për anglezët është mesfushori Dele Alli. 22-vjeçari me kokë nuk i dha asnjë shans portierit Olsen.
https://www.dailymotion.com/video/x6nwi6h
45′ Nis pjesa e dytë mes Suedisë dhe Anglisë. Rezultati aktual është 1-0 në favor të “3 luanëve”.
46′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Anglisë kundër Suedisë. Goli i shënuar nga mbrojtësi Menguire rezultoi deçiziv në fraksionin e parë të lojës.
29′ GOL… Anglia ka arritur të kalojë në avantazh kundër Suedisë. Protagonisti për ekipin e drejtuar nga Southgate u bë mbrojtësi Manguire.
https://www.dailymotion.com/video/x6nwem8
20′ Mbyllen 20 minuta, Anglia tregohet e rrezikshme me daljet e shpejta në kundrasulm.
1′ Nis takimi mes Suedisë dhe Anglisë.