Futboll Gossip Sport

Ndeshja Rusi-Kroaci, këta janë dy tifozët specialë të zonës “Vip”

Pas një takimi mbi bashkëpunimin tregtar, ekonomik, kulturor dhe humanitar, kryeministri rus Dmitri Medvedev dhe presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç do të ndjekin nga stadiumi ndeshjen Rusi-Kroaci. Kryeministri rus Dmitri Medvedev dhe presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç

Kryeministri rus Dmitri Medvedev dhe presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç do të marrin pjesë në çerekfinalet e Kupës së Botës për të mbështetur ekipet e tyre kombëtare.

Para ndeshjes kreu i qeverisë ruse zhvilloi një takim me presidenten gjatë së cilit u diskutua bashkëpunimi tregtar, ekonomik, kulturor dhe humanitar, ndërsa mbrëmjen e sotme të dy do të qëndrojnë krah njëri-tjetrit në stadiumin e Soçit.

Rusia dhe Kroacia do të luajnë në Stadiumin Fisht për të mundur të gjitha statistikat e mëparëshme. Rusët kanë tejkaluar të gjitha pritshmëritë duke arritur në çerekfinale të turneut për herë të parë gjatë historisë së tyre. Ndërsa Kroacia do që të thyejë mitin e 1998, ku përfundoi e treta, duke mposhtur Holandën me rezultatin 2-1.

Related posts

E FRIKSHME NGA FRANCA/ Ish-menaxheri kërcënon me vdekje mesfushorin Kante, ja arsyeja

Delo.autor

NGACMOI MODELEN NË “INSTAGRAM”/ Ja dënimi që merr Federata Egjiptiane për futbollistin 25-vjeçar

Delo.autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Laçi mposht Tiranën dhe i ndal “arratisjen” në krye

Delo.autor

Leave a Comment