Boks

Golovkin gjen rival tjetër, ja alternativa në rast se dështon revanshi me Alvarez

Boksieri kazak Gennady Golovkin (37 fitrore dhe 1 barazim në karrierën e tij), kampion bote në peshën e mesme, ka vendosur të duelojë me çdo kusht më 5 maj për të mbrojtur titujt e kësaj kategorie.

Ndërkohë që, është në pritje për të mësuar vendimin që do të marrë Komisionit i Sportit në Nevada për meksikanin Saul “Canelo” Alvarez, pozitiv pas një testi antidoping.

Për këtë arsye, kazaku dhe stafi i tij po lëvizin për të gjetur një rival tjetër në rast se Alvarez pezullohet dhe gjasat janë që Golovkin të duelojë ndaj Gary “Spike” O’Sullivan (27 fitore dhe dy humbje në karrierë).

 

O’Sullivan është lakuar orët e fundit si riavli i mundshëm i Golovkin, por gjithçka për sa i përket emrit të rivalit të boksierit kazak do të mësohet më 10 prill.

Të gjithë shpresojnë që revanshi mes Golovkin dhe Alvarez të zhvillohet më 5 maj në Las Vegas, ndërkohë që sfida e parë mes tyre është mbyllur në barazim.

Gjithsesi, emri i O’Sullivan nuk është në nivelin e Alvarez dhe nuk mund t’i garantojë atë famë dhe fitimin kampioni nga Kazakistani, që vijon përgatitjet për të dueluar më 5 maj. Ndërkohë që, deri më 10 prill mund të dalin edhe emra të tjerë alternativë për një duel me Golovkin.

Related posts

FLORJAN MARKU VAZHDON TË SHKËLQEJË NË RING/ Boksieri britanik injoron: S’meriton të ndeshet me më të mirët

Delo.autor

“DO TË PËRQËNDROHEM NË DISA SFIDA “SHOW”/ Mayweather: Pasi të mposht Logan Paul do të dueloj me vëllanë e tij dhe…

Delo.autor

SKANDAL/ Përplasje fizike në konferencë shtypi, dy boksierët “shpërthejnë” në grushte (VIDEO

Delo.autor

Leave a Comment