Futboll Sport

Ze Maria tregon si e do Tiranën e tij dhe bisedimet me presidentin

Pas një viti në Kategorinë e Parë, Tirana rikthehet aty ku i ka hije, mes më të mirëve. Aventura e parë një kategori më poshtë nuk ka qenë e lehtë dhe këtë e konfirmon trajneri Ze Maria, i cili ndalet te e ardhmja dhe planet për merkaton.

“Nuk është asnjëherë e lehtë. Kundërshtarët që zbrisnin në fushë jepnin maksimumin e tyre, ndoshta pak më shumë nga çfarë mundin, për të rënë në sy të Tiranës apo një tjetër klubi në Superiore. Futbollistët kanë qenë të përqendruar në gjithë kampionatin. Kastrioti ka krijuar 2-3 raste që mund të shënonte. Lojtarë si Karabeci, Daja dhe Lika që kanë një histori të madhe, nuk është e lehtë që të rikthehen me të njëjtën dëshirë në Superiore. Kemi folur shumë me stafin, për t’iu rikthyer besimin që humbën në Kategorinë e Parë”, tha Ze Maria në “E hëna sportive”.

Besimi i humbur – “Futbollistët duhet t’i rikthehej besimi, pasi nuk ishte problemi në fushën e lojës, por në mënyrën e të menduarit. Nëse gabonin faji do të ishte i imi, jo i lojtarëve. Ua kam thënë se nëse gaboni me vendimet që unë u them, atëherë është problemi im. Kur kam ardhur te Tirana më kanë shpjeguar historinë e klubit, pasi nuk e njihja. Kam ndierë presion në Shqipëri, por unë vijë nga eksperienca si Italia dhe Spanja, ku presioni ka qenë akoma më i lartë”.

Tirana si Juventusi – “Mund të them se jemi pak a shumë si Juventus, se është skuadra me më shumë tituj këtu dhe Juventusi ishte e tillë kur ra në B. Kanë kaluar pak a shumë të njëjtat probleme. Unë kujtoj ende në aeroport, një gazetar më bëri pyetjen a duhet të rikuperoj si Juventusi. Juventusi fitoi titullin e 7 tani. Por Tirana është një skuadër që ka treguar tashmë se i ka letrat në rregull për të luajtur në Superiore”.

Biseda me presidentin – “Kam thënë gjithmonë që me presidentin nuk kam asnjë probleme për të folur. Jemi shumë të hapur kur flasim e të drejtpërdrejtë. Kemi folur pak, jo për kontratën, nuk është ky problemi. Kur kam folur me presidentin për gjëra që ju i dini, i kam thënë  më intereson të trajnoj Tiranën vitin e ardhshëm. Pjesa tjetër janë detaje që duhet t’i sqarojmë para se të shkoj me pushime. Ende nuk janë sqaruar, por e përsëris që nuk do të ketë probleme”.

Kontrata e re – “Detajet janë normale, në skuadra të mëdha, detajet janë më të mëdha, objektivat janë të mëdha. Edhe pse luanim në Kategorinë e Parë, kemi luftuar deri në fund, shkuam në çerekfinale të Kupës se luajtëm me një lojtar më pak për shumë minuta. Por kemi luajtur, fituam Superkupën dhe kampionatin. Për të luftuar për titullin duhet diçka më shumë se çfarë kemi, për t’u përballur me skuadrat e një niveli më të lartë”.

Related posts

ZYRTARE/ Atalanta në Champions League, Spezia në Serie A

Delo.autor

GATTUSO PËR NDESHJEN E RADHËS/ Nuk ka më justifikime për Milanin

Isa.Autor

ZBULON PROBLEMIN E ZIKALTËRVE/ Spalletti: Ja çfarë na duhet për të qenë Interi i “TRIPLETËS”

Isa.Autor

Leave a Comment