Futboll Seria A Sport

GATTUSO PËR NDESHJEN E RADHËS/ Nuk ka më justifikime për Milanin

Gennaro Gattuso ka pohuar se Milani po kalon një krizë dëmtimesh, por në përballjen me Udinese nuk ka justifikime, pasi duhet të luajnë si skuadër.

Milani do të përballet të dielën me Udinese dhë kuqezijntë po përballen me shumë probleme, duke iu munguar Hakan Calhanoglu, Lucas Biglia, Giacomo Bonoventura, Mattia Caldara dhe Davide Calabria.

“Calhanoglu ka tentuar t’i bashkohet stërvitjes ditën e djeshme, por ndjente dhimbje në kyçin e këmbës, kështu që ka nevojë për 3-4 ditë pushim. Edhe Calabria provoi, por edhe ai kishte dhimbje kur ndryshonte drejtimet. Ne kemi humbur disa lojtarë dhe duhet të jemi gati të luajmë si skuadër, pasi po përpiqemi shumë të mbajmë zonën e Champions League në tabelë.”

“Udinese mund të na shkaktojë shumë probleme, shpresoj të shoh më tepër vendosmëri dhe “uri” nesër. Kam pasur gjithmonë probleme me Udinese dhe pres këtë edhe të dielën. Duhet të largojmë justifikimin e dëmtimeve dhe të përgatitemi për një agresivitet të lartë. Ata besojnë në vetën e tyre dhe në duhet të jemi të përgatitur.”

Dëmtimet do t’i krijojnë mundësinë Montolivos që të luajë për herë të parë këtë sezon, në lidhje me këtë Gattuso ka thënë:

“Çfarë më irriton më shumë janë thashethemet. Montolivo nuk është ngrirë ndonjëherë në stol, ai është stërvitur me ekipin dhe unë bëj zgjedhjet e mia. Klubi e di që e kam thirrur për shkak të dëmtimeve, por nëse ai tregon se është gati, unë nuk i kam mbyllur derën askujt.”

“Kur ti arrin të menaxhosh 3 apo 4 fitore rresht, të ndihmon të rrisësh vetëvlerësimin. Ky ekip është i etur për të punuar shumë por duhet të kujdesemi që mos lejmë asnjë moment të na ik situata nga duart. Gabimet mund të ndodhin, por nuk duhet të frikësohemi po shkoi diçka keq.”

Related posts

E MASAKROI NË STËRVITJE/ Ibra: Pasi e GODITA me kokë, filloi të LUTEJ DUKE QARË

Isa.Autor

“NJË SHPIRT LUFTARAK QË SOT MUNGON”/ Podolski kritikon lojtarët e Gjermanisë: Edhe sikur të binte një zjarr…

Delo.autor

DALIN FORMACIONET ZYRTARE/ Lazio – Marseille, 3 shqiptarë luajë si titullarë

Isa.Autor

Leave a Comment