Kategoria Superiore Shqipëri

Afrime kampionësh, Flamurtari anti-Skënderbe edhe në merkato

I pamposhtur prej 13 javësh në kampionat, forcë e dytë e Superiores me 6 pikë më pak se Skënderbeu, ekip solid dhe lojëra të bukura, e megjithatë Flamurtari ka vendosur të futet në merkato e madje fuqishëm. Klubi vlonjat, ende pa u hapur sesioni zyrtar, ka siguruar firmat me serbin Nedjelkovic dhe Muarem Muaremin.

Sulmuesi me origjinë turke ka të gjitha kredencialet për të rezultuar blerja më e madhe e gjithë sesionit dimëror. Pagë 9 mijë euro në muaj dhe kontratë një vit e gjysmë, është një investim i rëndësishëm për Flamurtarin, që edhe pse nuk ka vendosur objektiva zyrtarë, duket se mund të bëjë diçka të madhe këtë sezon.

Ndryshe nga merkatot e tjera, ajo e këtij dimri do të jetë një merkato riparimesh në Vlorë dhe jo ndërtimi nga e para, me trajnerin Shpëtim Duro që ka piketuar lëvizje të kujdeshme pikërisht aty ku ka nevojë grupi i ndërtuar prej tij, në sulm. Skuadra vlonjate bashkë me Skënderbeun kanë mbrojtjet më të mira të kampionatit, me nga 9 gola të pësuar, por në aspektin e realizimit Skënderbeu numëron 10 gola më shumë.

Muaremi dhe Nedjelkovic pritet të rrisin eficencën e realizimit. Deri më tani ka shkëlqyer vetëm Tomislav Bushic, ndërsa dy sulmuesve të tjerë, Danilo Alves e Camara, do t’u duhet të djersijnë më tepër e të provojnë dhe me gola se meritojnë vendin në formacion, ku konkurrenca rritet ndjeshëm. Të dyja blerjet e kryera deri më tani i përkasin repartit të sulmit (mund të luajnë në çdo pozicion) dhe me një numër më të madh golash, ku i dihet, mund të jetë pikërisht Flamurtari anti-Skënderbeu.

Related posts

Portieri i Trepçes 89 shpërthen ndaj FFK-së, pasi nuk zuri vend në formacionin e vitit të Superligës

Q.Autor

MOVIOLA/ Gjyqtari Myrtja gabon te 11-metërshi i Kamzës, kursen edhe mbrojtësin Teqja

Isa.Autor

ZBULON TË ARDHMEN/ Mesfushori bardheblu: Deri në maj jam pjesë e Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment