Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E DHJETË NË SUPERIORE/ Rikthehet përballja Kukësi-Tirana. Ja kur luajnë gjitha ndeshjet…

Ndeshjet e para të fazës së dytë të Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha ditën e mërkurë. Kryesore është supersfida mes Kukësit dhe Tiranës. Pasi bardheblutë fituan në ballafaqimin e parë 2-0, skuadra e Skënder Gegës do të kërkojë revanshin ndaj kampionëve të Shqipërisë këtë të mërkurë në “Elbasan Arena”.

Ballafaqimi mes kampionëve dhe nënkampionëve të Shqipërisë do të luhet në orën 16:45, ndërsa 4 takimet e tjera do të zhvillohen në orën 13:45.

Teuta udhëton në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun. Bardhekuqtë dhe durrsakët duan të nisin një ecuri të re rezultatesh pasi në 9 ndeshjet e para kanë qenë larg pritshmërive. Vllaznia udhëton në fushën e Apolonisë në Fier. Shkodranët duan të ruajnë kreun e renditjes teksa me përfundimin e fazës së parë janë kryesues të kampionatit.

Laçi pret në shtëpi Bylisin. Fitorja e parë sot në këtë sezon ndaj Vllaznisë i ka sjellë mjaft optimizëm stolit të kurbinasve.

Partizani ka një përballje të vështirë në kryeqytet me Kastriotin. Kujtojmë që krutanët në fazën e parë i mundën të kuqtë me rezultatin 2-1.

Ndeshjet e javës së dhjetë të Kategorisë Superiore

Skënderbeu-Teuta (13:45)

Apolonia-Vllaznia (13:45)

Laçi-Bylis (13:45)

Partizani-Kastrioti (13:45)

Kukësi-Tirana (16:45)

Related posts

PËRBALLJET E GRUPEVE NË EUROPA LEAGUE/ “UEFA” iu beson 2 zyrtarëve shqiptarë, ja emrat

Delo.autor

AFRIKANËT “ÇMENDIN” RRJETIN/ Shikoni çfarë festimesh bëjnë ndaj ekipi të madh anglez (VIDEO)

Delo.autor

Ciro Immobile thyen rekordin 84-vjeçar në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment