Të tjera

Akuzat për doping, reagon Gatlin: Jam i befasuar, do t’i shkoj deri në fund

Kampioni botëror në atletikë, Justin Gatlin, i cili mundi super atletin xhamajkan, Usain Bolt n♪7 kampionatin botëror të këtij viti thotë se është i tronditur dhe i befasuar në akuzat e dopingut të bëra kundër trajnerit të tij dhe një agjenti.

Zyrtarët e atletikës anti-doping kanë filluar një hetim në atë që presidenti i organit drejtues të sportit e quajti “akuza serioze” për Dennis Mitchell dhe Robert Wagner.

Daily Telegraph raportoi se Wagner, një agjent i lidhur me Gatlin, ofroi ilegalisht furnizimin e barnave që rrisin performancën.

35-vjeçari amerikan tha se ai nuk përdor dhe nuk ka përdorur droga për përforcimin e performancës. Ai shtoi: “Të gjitha opsionet ligjore janë në tryezë pasi nuk do të lejoj që të tjerët të gënjejnë për mua për gjëra të tilla.”

Related posts

Bisedime “kokë me kokë” për duelin Joshua – Wilder

Sadik.Autor

PESHIMET ZYRTARE/ Tyson Fury 18kg më i rëndë së Wilder para duelit (VIDEO)

Isa.Autor

(VIDEO) E pazakontë në NBA, trajneri ua lë në dorë skemat lojtarëve

Q.Autor

Leave a Comment