Basketball Të tjera

(VIDEO) E pazakontë në NBA, trajneri ua lë në dorë skemat lojtarëve

Lojtarët e Golden State Warriors bënë pa këshillat e trajnerit të tyre Steve Kerr gjatë pushimeve të ndeshjes ndaj Phoenix Suns.

Kamerat kapën momentin ku Kerr u dorëzoi basketbollistëve të tij tabelën e skemave dhe qëndroi pasiv gjatë gjithë takimit. Duket se kjo tolerancë ishte e mirë, pasi Golden State e fitoi përballjen me plot 46 pikë diferencë.

“I thashë trajnerit kundërshtar që kjo do të bëhet më e madhe sesa është. Nuk ishte mungesë respekti ndaj kundërshtarit, por doja të shikoja reagimin e skuadrës sime. Nuk kam ndikuar dot te ekipi gjatë muajit të fundit. Janë lodhur me zërin tim sepse kam 3 vite këtu. Duhej diçka e re dhe mendoj se lojtarët u përgjigjën mirë”, tha Kerr pas ndeshjes.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Shtyn fëmijën dhe largohet, çiklisti përfundon në gjykatë (VIDEO)

Delo.autor

NBA/ Lakers marrin kreun në Perëndim, San Antonio befason Clippers

Delo.autor

E BUJSHME/ E papritura e madhe në gjyqin e Djokovic, në vend të seancës së tenistit shfaqet… film porno

Delo.autor

Leave a Comment