Futboll Seria A

Juventus kërkon “mrekullinë e tetë” kundër Romas

Juventus dhe Roma do të mbyllin javën e 18-të të kampionatit italian. Bardhezinjtë do të presin në shtëpi një nga rivalët për titullin dhe skuadrën që zuri vendin e dytë në sezonin e kaluar të kampionatit italian. Nuk ka qenë një sezon perfekt ky për “Zonjën e Vjetër”, që vazhdon të jetë në kërkim të vendit të parë në renditje.

Trajneri Allegri, përveç të tjerave, duket se duhet të përballet edhe me pakënaqësitë e Alex Sandro dhe Paulo Dybala. Megjithatë, kjo situatë nuk ka patur asnjë ndikim në paraqitjet e fundit të torinezëve, të cilët do të paraqiten në sfidën e së shtunës pas pesë fitoresh dhe një barazimi të marrë në gjashtë ndeshjet e fundit, të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Për më tepër, ata nuk kanë pësuar asnjë gol në këto gjashtë ndeshje. Edhe verdhekuqtë nuk kanë qenë të lehtë për t’u çarë kohët e fundit, por ata do të zbresin në “Allianz Stadium” pas eliminimit të pësuar në Kupën e Italisë kundër Torino-s.

Shqetësimi kryesor i trajnerit Du Francesco është forma e keqe që po kalon sulmuesi Edin Dzeko, i cili ka shënuar vetëm 1 gol në 13 ndeshjet e fundit. Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, bardhezinjtë kanë fituar 15 nga 26 ndeshjet e mëparshme që ka luajtur kundër Roma-s në Torino.

Gjithashtu, Juventus është e pamposhtur në 37 nga 38 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi dhe ka fituar 7 takimet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Roma-s në të gjitha kompeticionet. Verdhekuqtë, nga ana tjetër, kanë fituar 16 nga 20 ndeshjet e fundit të luajtura në Serinë A.

Related posts

E PABESUESHME/ Bëri gafat e shekullit në finalen e Champions, Karius drejt KLUBIT TË MADH

Isa.Autor

NUK NDALEN ME GODITJET NË MERKATO/ Barcelona arrin akordin me talentin Japonez…

Delo.autor

“MOS PASONI MË TEK AI”/ E konsideron baba, si e ka pritur talenti Vinicius deklaratën e Benzema

Delo.autor

Leave a Comment