Futboll Seria A

Allegri, personazhi më popullor i Serisë A në 2017-ën

Yjet e vërtetë të Serisë A? Janë trajnerët dhe jo lojtarët. Kjo është ajo që ka dalë nga një sutdim i veçantë, që ka zbuluar se trajnerët e skuadrave kryesore të kampionatit italian janë përmendur më shumë në mediat italiane në 2017-ën se yjet e Serisë A. më i përmenduri nga të gjithë ka qenë trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, i cili ka lënë mbrapa trajnerin e Inter, Spalletti, dhe atë të Napoli-t, Sarri.

Tekniku i kampionëve në fuqi të Italisë është përmendur 38.729 gjatë 2017-ës, ndërsa Spalletti, 36.564 herë. 27.220 përmendje për Maurizio Sarri-n, i cili ndiqet nga ish-trajneri i Milan-it, Vincenzo Montella, me 26.528 përmendje.

Futbollisti i parë në këtë renditje është një ish-yll i futbollit italian, Francesco Totti. Ish-numri 10 i Roma-s, i tërhequr nga futbolli i luajtur sezonin e kaluar, mban vendin pestë dhe është përmendur plot 25.418 herë, pak më shumë se trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi (23.766). Pas tyre vjen ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio (21.562). Në vendin e tetë është trajneri i Roma-s, Eusebio di Franceso (17.584).

Futbollisti i parë, akoma në aktivitet, i kësaj renditje është Paulo Dybala, i përmendur 16.363 menzioni në mediat italiane, pak më shumë se shoku i tij i skuadrës, Gonzalo Higuain (15.440). Pas tyre renditet mbrojtësi i Milan, Leonardo Bonuçi (13.724).

Nuk mund të mungonte në vendin e 12-të ish-trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, i cili është përmendur 10.398 herë. Kjo renditje e veçantë mbyller me Mauro Icardi (12.223), Lorenzo Insigne (12.992), Ciro Immobile (10.911), Dries Mertens (8.639),  Edin Dzeko (6.932), Gianluigi Donnarumma (6.667) dhe Gianluigi Buffon (6.012).

Related posts

NJIHUNI ME FUTBOLLISTIN FRANCES QË U BË HUNGAREZ/ Edhe pse kishte fituar Kampionatin Evropian me Francën e Griezmann

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona tallet keq me Realin, ja çfarë poston në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

Reagon Shaqiri: Gjithmonë do të mbaj në zemër “LEGJENDË”

Sadik.Autor

Leave a Comment